Lajme

Rritja e pensioneve/ Lekaj: Vendim ‘shkel e shko’, Qeveria synon me çdo kusht ta marrë votën e qytetarëve

10/07/2024 22:59
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e pensioneve prej 20 për qind, në kohë zgjedhjesh.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se këto zgjedhje po ia shpërfaqin fytyrën e vërtetë Qeverisë Kurti, ku ajo ishte në gjumë dimëror për 4 vite.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit po shpërfaqin fytyrën dhe formën e vërtetë të Qeverisë Kurti. Ky pushtet ishte në gjumë dimëror, ku për 4 vite nuk arriti të plotësojë as 30% të premtimeve dhe zotimeve elektorale. Madje nuk arriti të zgjidhë asnjë temë dhe problem në formën e duhur”, shprehet ai.

Sipas Lekajt, qytetarët u përballën me demagogji nga Dejona Mihali e Mefail Bajqinovci, në vend se ta ndiejnë dorën e shtetit për nevojat e tyre.

“Qytetarët në vend që të ndjejnë dorën e shtetit me vendime në shërbim të nevojave dhe kërkesave të tyre, ata u përballën me farsë e demagogji politike të gatuara nga tipat si Dejona Mihali e Mefail Bajqinovci”, vlerëson deputeti.

Ai potencon se rritja e pensioneve për 20 për qind ka zero rezultat, marrë parasysh rritjen e inflacionit.

“Rritja e pensioneve në 20% në realitet jep zero rezultat, sepse barazon vlerën e pensioneve me atë të para 4 viteve, duke marrë parasysh inflacion apo rritje e të gjitha produkteve dhe shërbimeve që pensionistët dhe kategoria e skemave sociale i kanë marrë”, vlerëson deputeti i AAK-së për Gazeta Blic.

Po ashtu, Lekaj thotë se pret ende vendime të tilla ‘shkel e shko’ të kësaj Qeverie, duke dashur që ta marrë votën e qytetarit me çdo kusht.

“Unë pres ende kësi lloj të vendimeve shkel e shko, sepse Qeveria Kurti me çdo kusht po do të kamuflojë situatën e të marrë votën e qytetarëve. Nëse nisemi nga regresi në secilin sektor, ne i kujtojmë qeverisë Kurti që janë shumë vonë në qeverisjen e mirë të vendit dhe plotësimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të vendit tonë”, deklaron deputeti Pal Lekaj./Gazeta Blic/

Rritja e pensioneve/ Deputeti i PDK-së: Përpjekje e dëshpëruar e Kurtit për ta rregulluar lidhjen e rrënuar me pensionistët

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve kritikon Qeverinë: Befasi e pakëndshme – mënyra më banale e rritjes së pensioneve para zgjedhjeve

Abdixhiku: Nuk do të ketë pension më të ulët se 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes sonë

LAJMI I FUNDIT: Rriten për 20 për qind një pjesë e pensioneve

Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim