Lajme

Rritja e pagës minimale, Pacolli: Kjo është një tallje me qytetarët e Kosovës

08/28/2024 18:02
nga:Sh R

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas ligjit të ri për tatimin në paga ku të gjithë të punësuarit përfitojnë 6 euro e 80 cent më shumë në paga.

Pacolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kjo rrijte është një tallje për të gjithë qytetarët e Kosovës, e sidomos për ata që tërë jetën kanë kontribuar në ngritjen e vendit.

“Është një tallje me qytetarët e Kosovës e sidomos me ata që tërë jetën e kanë kontribuar në ngritjen e vendit”, tha Pacolli për GazetaBlic.

Kujtojmë se nga 1 tetori, paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro.

LAJMI I FUNDIT: Paga minimale bëhet 350 euro

Rritja e pagës minimale, Qeveria: Do largohen diskriminimet