Lajme

Rritja e pagës minimale dhe mospërfshirja e veteranëve, Ahmeti del me disa propozime për Qeverinë Kurti

06/17/2022 20:40
nga:Genita C

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se rritja e pagës minimale për 250 euro është lajm i mirë por, sipas tij kjo tregon se shumë mbijetesa mujore do të rrezikohen, raporton GazetaBlic.

“Paga minimale po rritet në 250 euro. Ky është lajm shumë i mirë dhe kjo tregon qëndrimin e qeverisë për disa gjëra. Tregon se paga mininale e dinjitetshme për qeverinë është 250 euro. Por po ashtu ështç qëndrim se nën këtë shumë mbijetesa mujore rrezikohet”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti ka komentuar edhe mospërfshirjen e veteranëve në këtë ligj për pagën minimale.

“Në anën tjetër qeveria nuk ka pranuar që pensioni për veteranët të rriten në të njejten vlerë. Se pse ekziston kjo lidhje me pagen minimale mund të kreditohen qeveritë e kaluara. Vlera totale e pagesave për 38,232 veteranë ëahtë rreth 78 milion euro duke shkelur ligjin ku thuhet se në veteranë nuk mund të shpenzohen mbi 0.7 përqind e GDP që është rreth 65 milion. Këtë kufi e ka propozuar FMN për shkak të negociatave për stabilitetin makroekonomik dhe huamarrje nga FMN.

“Në vitin 1999 kam punuar me IOM për regjistrimin e ushtarëve të UÇK. Kemi shkuar në çdo vend urban e rural dhe kemi marr listat e ushtarëve shpesh duke shtuar nën18 vjeçar edhe pae vështirë besohej se disa fëmijë 14 vjeçar kishin luftuar. Ideja ishte që Bashkësia Ndërkombëtare të kishte vlerësim të buxhetit për çarmatimin e UÇK dhe risocializimin në shoqëri. Numri i fundit pas regjistrimit ishte rreth 13,000.
“Për statusin e veteranit kanë aplikuar 120,000 persona. Në fund statusin e kanë 38,232 veteranë. Qeveria Kurti thote se nuk janë më shumë se 22-23 mijë. Prokuroria thotë se statusin e kanë marr rrejshëm rreth 19,000 veteranë. IOM – 13,000. Ska njeri në KS që nuk beson se listat janë të fryera, përfshi edhe ata që kanë gënjyer”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti thotë se vendi ynë ndodhet në një situatë ku veteranit të vërtetë i themi që të pësojnë dhe të marrin 170 euro, deri sa të dalin veteranët e pavërtetë.

“Ne ndodhemi në një situatë ku veteranit të vërtetë i themi që të pësojnë dhe të marrin 170 euro, derisa ti baëlafaqojmë veteranët e pavërtetë. Ata me të drejtë nuk pranojnë. Ata që kanë gënjyer nuk mund ti quajmë mashtrues klasik. Sepse nuk janë zgjuar 100,000 persona në mëngjes dhe kanë vendosur që vetëm të mashtrojnë. Janë persona (shumica) në gjendje më të rëndë ekonomike që nuk i kap asistenca sociale (ose kanë pronë ose kritere tjera të papërmbushura. Duke qenë të papunë dhe pa asistencë sociale detyrohen edhe pse padrejtësisht, të futen në deklarime të rrejshme. Ata duhen të largohen nga listat por nga aspekti ekonomik duhet të kuptohet edhe ky fak”, shkruan Ahmeti.

Në fund, ai ka disa rekomandime për Qeverinë Kurti.

“Përfundimi dhe rekomandimi
Paga minimale duhet të jetë 250 euro neto
Veteranët duhet ti marrin 250 euro
Veteranët e rrejshëm duhet të largohen dhe drejtohen në skema tjera sociale
Kostoja e rritjes së pagesave të gjithë veteranëve përfshi të vërtetët e të rrejshmit për një vit është 38 milion euro
Qeveria e Kosoves duhet të aprovojë 250 euro asistencën për veteranë për 1 vit. Ky vit duhet të përdoret për pastrimin e listave – me grup punues të Kuvendit, Qeverisë, Shoqatave dhe Ekspertëve. Duhet të ftohet edhe Banka Botërore që ka ekspertizë në politika strukturore. Me pastrimin e listave do të zbogëlohet buxheti i pagesave dhe kjo lejon kategorizimin. Paralel me këtë duhet të bëhet reforma e pagesave sociale.
Me pagesën e 38 milionëve një pjesë shkon edhe te veteranët e rrejshëm por qeveria nuk gabon me këtë. Nuk janë pasanikë. E bën një rishpërndarje.
Nqs nuk pastrohet lista për një vit kthehemi në rinegociata për vlerën e pagesës”, përfundon Ahmeti./GazetaBlic/