Lajme

Rritja e pagave prej 6.8 %, Rukiqi: Kjo nuk është rritje, kjo është varfërim

08/27/2024 15:21
nga:Genita C

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj rritjes së pagave prej 6.8 për qind.

Ai ka treguar se si do të reflektojë kjo rrije në realitet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se kjo rritje nuk do të ketë asnjë efekt.

“26% rritje e çmimeve. 6.8 rritje e pagës. Si reflektohet kjo në pagat reale? Pse nuk përfiton asgjë me këte rritje page kategoria e pagës minimale, përkatësisht pagat deri në 250 euro dhe asnjë kategori e pagave. Ja një kalkulim i thjeshtë. Për të llogaritur pagën e re efektive duke marrë parasysh rritjen e pagës dhe normën e inflacionit, ndiqni këto hapa: 1. Paga Fillestare: 250€. 2. Rritja e Pagës: 6.8€. 3. Paga e Re pa rritje çmimesh: 250 + 6.8 = 256.8€. Kur e përfshijmë rritjen e çmimeve, rreth 26.5%, gjatë tri viteve të kësaj qeveri. 4. Norma e Inflacionit: 26.5%. 5. Përfshrja e inflacionit në pagë: 256.8 – 26.5% = 265.8-68.05. 6. Paga Reale Pas Inflacionit: 265.8-68.05 = 188.75€”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo nuk është rritje, por varfëri.

“Pra, pas rritjes së pagës dhe me përfshirje të inflacionit, paga efektive për këtë kategori do të jetë 188.75€. Kjo nuk është rritje, kjo është varfërim. Kaq për rezultatet e kësaj qeverisje”, ka shkruar Rukiqi.