Rrahman Sylejmani, kolonel në pension i Policisë së Kosovës, ka komentuar kushtet aktuale të policëve tanë.
Sylejmani në një intervistë dhënë për Gazeta Blic, tha se edhe kushtet e tyre kohë pas kohe ngriten, por jo në mënyrën e dëshirueshme, dhe se sipas tij ka shumë tema që janë të hapura, duke përfshirë këtu edhe sigurimin shëndetësor të tyre, dhe atë jetësor.
“Ato po ngritën, po përmisohen kohë pas kohe, vit mas viti, jo edhe në mënyrën e dëshirueshme sepse ka shumë tema të hapura që nuk janë përmbyllur për Policinë e Kosovës, sikurse sigurimi shëndetësor, sigurimin jetësor dhe mos të flas më për sitstemin e pagave, po besoj që Qeveria mandatin e ardhshëm duhet të mendoj për rritjen jo vetëm për polic, por për të gjithë punësuarit në administratën publike, dhe të mendoj që të ua rritë edhe koeficientin. Duhet të shpërblehen në mënyrë adekuate dhe të jenë të mbuluar m,e të gjitha ato tema që janë të hapura deri më tani, që nuk janë të mbyllura”, theksoi Sylejmani.
Qeveria e Kosovës, muaj më parë rriti pagat në shumë sektor publik.
Që nga 1 janari një rritje e tillë do të prek edhe sektorin policorë.
Policëve do të iu bëhet paga 605 euro nga janari në qershor, e 660 nga korriku deri në dhjetor.
Premtime e rritje të tilla, Sylejmani i quan vetëm si fushatë elektorale, që sipas tij në kohën kur po janë në pushtet nuk po i realizojnë.
“Kjo nuk është një rritje diçka që është kërkuar, ka qenë e nevojshme, por tash ata nuk e di apo e bazojnë në shkallën e inflacionit sepse aty janë disa parametra që e përcaktojnë edhe rritjen e pagave, nuk është në konform të inflacionit, sepse inflacioni është shumë më i madh”
“Por, përderisa janë mundësi të tilla të buxhetiti, po shpresojë që vitin tjetër, duhet shumë tema të hapura që nuk po i deklarojnë në fushatë zgjedhore, të gjitha problemet, të gjitha partitë po deklarojnë se kanë me rritë koeficiontin me shifra bukur të mëdhaja. Unë më shumë këto i shohë si elemente të angazhimit të fushatës elektorale, se jo si realitet, sepse të gjithë po premtojnë e kur po vijnë në pushtet në të shumëtën e rasteve, jo vetëm për këtë pikë, por për shumë çështje tjera. Besoj që ka nevojë për një mbështetje më të fuqishme, edhe në aspektin e pagave të tyre edhe në aspektin e pajisjeve të tyre”, tha ndër të tjera Sylejmani.
Kujtojmë se aktualisht paga e tyre është 550 euro.