Lajme

Rritja e magnanit në Badoc, KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autobotëve

10/05/2024 12:50
nga:Y I

Pasi që manganit është rritur në Liqenin e Badocit, e është apeluar që uji të mos pihet por vetëm të përdoret për pastrim, uji i pijshëm ka filluar të shpërndahet përmes Autobotëve në Prishtinë.

Ujë u shpërnda në rrugën “Muharrem Fejza” pika 1 dhe 2, në Graçanicë, te Xhamia, rruga” Romska”. në rrugën” Shaqir Igrishta” në lagjen Bregu i Diellit, në rrugën ” Ndue Përleshi”, në Hajvali, dhe në rrugën “C” pika 1.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka shpërndarë fotot në Facebook ku shihet duke u mundësuar qytetarëve të marrin ujë përmes autoboteve.


Furnizim me ujë të pijshëm në Graçanicë, te Xhamia, rruga” Romska”


Furnizim me ujë të pijshëm në rrugën” Shaqir Igrishta” në lagjen Bregu i Diellit.


Furnizim me ujë të pijshëm në rrugën” Muharrem Fejza”, pika 2.


Furnizim me ujë të pijshëm në rrugën” Ndue Përleshi”.

Furnizim me ujë të pijshëm në Hajvali.


Furnizim me ujë të pijshëm në rrugën”C”, pika 1.