Lajme

Rritja e madhe e rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve

07/05/2022 15:26
nga:G B

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Kjo për shkak të rritjes së madhe të rasteve pozitive me Covid në dy javës e fundit, derisa nga 110 raste aktive tani kemi 1244 raste.

Si pasojë e kësaj, MSH ka njoftuar se 25 pacientë po trajtohen në spitale për shkak të infektimit me Covid.

Postimi i plotë:

Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.

Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet.