Paralajmërimi për shtrenjtimi e energjisë elektrike ka ngjallur reagimet e partive që janë në opozitë, raporton Gazeta Blic.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka paralajmëruar se do të kërkoj debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës e ku në fund synojnë ta nxjerrin edhe një rezolutë e që do të jetë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë.
Por me vendimin e ZRE tashmë nuk do të pajtohen as dy partitë më të mëdha opozitare.
Lidhja Demokratike e Kosovës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë ka thirrur një konferencë për media në orën 13 e 30 në selinë qendrore.
“Sot (e martë), më datë 18 janar 2022, në orën 13:30, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, njofton LDK-ja.
Gjysmë ore më vonë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike përmes një konference do ta kundërshtoj edhe Partia Demokratike e Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës, sot (e martë) në ora 14:00 mban konferencë për media.
Vendi: Selia qendrore e PDK-së. Koha: 14:00”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka paralajmëruar se që nga 1 shkurti i këtij vitit çmimi i energjisë do të rritet duke paralajmëruar bllok tarifat e që nënkupton se ata që harxhojnë më shumë se 1 mijë kilovatë orë energji elektrike në muaj do të jenë të detyruar të paguajnë dyfishin e çmimit të rrymës së harxhuar.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka thënë se rritja e energjisë elektrike nuk do t`i prek bizneset në vend.