Pas uljes së çmimit për disa ditë, nafta ka përjetuar ngritje të serishme të çmimit në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku përmes një njoftimi në “Facebook” thuhet se lidhur me këtë rritje të naftës, autoritetet po inspektojnë në terren.
Në anën tjetër, MINT i bën thirrje të gjithë qytetarëve të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.
POSTIMI I PLOTË:
Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.
/GazetaBlic/