Lajme

Rritja e çmimit të energjisë – vjen paralajmërimi i deputetit të LDK-së

02/08/2022 11:51
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas vendimit të bordit të ZRRE-së që energjia elektrike të shtrenjtohet për të gjithë qytetarët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë.

Zemaj në Kuvend tha se kjo është e padrejtë për qytetarët e vendit, teksa shtoi se është e papërballueshme.

Deputeti po ashtu paralajmëroi se mund të ketë mundësi kundërshtuese nga kosovarët lidhur me këtë çështje.

“Tash sapo u njoftuam pa të drejtë se vendimi i rregullatorit është për shtrenjtimin e energjisë qind për qind në vend dhe kjo do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.

Kuvendi duhet të marrë iniciativë të futet në pjesën e debatit përmbajtjesor dhe të vie ne rekomandime të sakta për eliminimin e këtij defekti që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha dhe sigurisht do të rriten këto pakënaqësi, atëherë do të hyjmë në një nivel tjetër të komunikimit, por edhe të shqetësimit dhe të mundësive kundërshtuese nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.