Lajme

Rritja e çmimit të energjisë/ Tahiri: Qytetarët po dëmtohen, Qeveria po merret me “temat e mëdha”

08/10/2022 15:05
nga:G B

Çmimi i energjisë elektrike duket se do të rritet sërish.

Kjo pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar të martën një Aplikim për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, KESCO.

Sipas ZRRE-së, kërkesa e KESCO-s është arsyetuar me mungesën e mossubvencionimit të zotuar nga Qeveria e Kosovës.

Kjo do t’i dëmtojë edhe më shumë qytetarët e Kosovës.

Kështu vlerëson shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, për Gazeta Blic.

Ai thotë se Qeveria është fokusuar në “temat e mëdha”, duke mos i interesuar për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Dëmtimi i qytetarëve të Kosovës po vazhdon të ndodhë edhe më kërkesën për shtrenjtimin e rrymës Kjo është dëshmi që dora e shtetit në radhë të parë me mirëqenien e jetës së qytetarëve nuk ekziston, shteti është fokusuar në të ashtuquajtura tema të mëdha, ndërsa ato që i japin kuptim jetës janë inekzistente”, thotë Tahiri./Gazeta Blic/