Lajme

Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë: I papërballueshëm, ekzekutivi të ndërmarrë masa urgjente

03/30/2023 21:49
nga:G B

Zyra e Rregullatorit për Energji ka vendosur që të rrisë çmimin për energji elektrike për 15.4 për qind.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga data 1 prill.

Ky vendim është kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile, pasi e rëndon jetën e qytetarëve edhe më shumë.

Lidhur me këtë vendim, njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kjo rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme, pasi do të reflektojë në rritjen e çmimeve të artikujve bazike.

“Vendimi nga ZRRE që ta rrisë çmimin e rrymës për 12.4 për qind për qytetarët e Kosovës, është e papërballueshme sepse do të reflektohet edhe në rritjen e çmimeve të shportës së konsumit të artikujve bazike të jetës, gjithashtu edhe te bizneset prodhuese, shërbyese, tregtare, në ekonomitë familjare, në amvisëritë shtëpiake, do ta rëndonte jetën e këtyre kategorive ekonomike, sociale, shoqërore”, thekson ai.

Sipas Bellaqës, ekzekutivi duhet të marrë masa dhe të gjejë zgjidhje urgjente që të rrisë prodhimin vendor dhe t’i bëjë riparimet në KEK, e të ndërtojë një termocentral të ri.

“Andaj, ekzekutivi vendor duhet të marrë masa adekuate dhe të gjejë zgjedhje urgjente që të rritë prodhimin vendore dhe t’i bëjë riparimet në KEK, dhe në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë të ndërtojë një termocentral të ri ku do të rritej prodhimi dhe jo thëngjilli i Kosovës si lëndë për prodhimin e rrymës te shitej apo eksportohej në vendet e rajonin me një çmim shumë të ulët dhe jo të tregut, ku këto pasuri janë jo të gjenerueshme apo të papërsëritshme ku gjeneratat e ardhshme do të harxhohej kjo pasuri shumë e vlerësuar nëntokësore, ku vlerat e supozuara janë afër 12 deri 15 miliardë tonelata dhe renditet në vendin e tretë në kontinentin evropian”, deklaron njohësi i çështjeve të ekonomisë, Jakup Bellaqa./Gazeta Blic/