Së fundmi, rritja e çmimeve ka qenë e vazhdueshme në shumë sektor të vendit tonë, e kjo rritje nuk ka lënë anash as rritjen e çmimeve në çerdhe.
Rritja e çmimeve ka ndikim të drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së prindërve, që shfaqen të “detyrueshëm” për të bërë punë të ndryshme për t’a mbuluar koston e një cerdhe.
Kjo rritje ka shfaqur reagime të sekretarës së Partisë Social Demokratike Teutë Rrusta, e cila në një intervistë për GazetaBlic vlerëson se qeveria po luan rolin e ndërmjetësimit me sektorin privat, që sipas saj, është shumë e lehtë të krijojmë politika për shtim të natalitetit e që mandej është e vështirë me u’a siguru jetesën.
“Ne si PSD dojmë të potencojmë se në njërën anë qeveria përmes shtesave për fëmijë po jep para, e në anën tjetër sektori privat po i rritë çmimet , çka i bjen kjo, që qeveria në këtë mes është duke luajtur vetëm rolin e ndërmjetësuesit në vend se qeveria me ofru shërbime ajo po jep para dhe k ajo në këtë rastajo vetëm po e bën ndërmjetësuesin e qytetarit me sekretorit privat dhe mendojmë qe kjo nuk ka nevoj me ndodhë , dhe mendojmë që duhet me marrë shembuj më të mirë dhe nuk ka lidhje me zhvillimin e madh ose të vogël”, u shpreh ajo.
Rrusta kërkon urgjentisht të ketë ndërhyrje për ndalimin e rritjeve të cerdheve private, e nëse është e pamundur kjo sipas saj duhet të bëhet një subvencionim nga qeveria.
“Është shumë lehtë me prodhu politika të natalitetit kur ne stimulojmë lindjen e sa më shumë fëmijëve e shumë vështir masandej me ua siguru jetësen e mirë atyre, kështu që është mirë që me pas një vision se si shkon kjo punë dhe sidomos me pas një ndërhyrje me u ndal rritja e çmimeve urgjentisht, te çerdhet private edhe nëse kjo nuk është e mundur për këtë kohë atëhere me u subvencionu ndryshe nga qeveria, por, mos me u rëndu kuleta e familjeve në Kosovë”, tha ajo.
Tutje, ajo thotë se në bërjen e projektit ata nuk kanë qenë aspak të përfshirë, e që deklaron se kjo qeveri operon përmes politikës së fajsimit dhe viktimizimit, dhe që është jashta margjinave të tyre të funksionimit.
Ndër të tjera thotë në këtë rast qeveria duhet të bëjë ndërhyrje me plane afatgjate që të ndërtojë çerdhe e mos të ketë ngecje, që sipas saj, nuk kanë ide e as preokopim.
“Qeveria duhet me bë ndërhyrje, në plan afatgjatë duhet me ndërtu cerdhe të cilat kanë ngecje e për të cilat ne nuk besojmë që ka ide e se cka është më e rëndësishmja as preokopim. Dinamikat që i kemi parë janë aq të mungueshme, se ne e shtrojmë pyetjen se edhe në një mandate a kishin mujt me I ndëru edhe gjashtë që prap nuk e përmbushin premtimin e tyre i cili ashtu kështu ska qenë ambiciozë. Nuk është ambicioze me premtu 160 çerdhe, po këta as këtë premtimin minimal nuk po arrijnë me iu afruar, kështuqë, këtu ngecet puna”, deklaroi Rrusta.
E në lidhje me këtë çështje, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu theksoi se sa i përket çerdheve publike janë vetëm disa që i kanë rritë e që janë në dakordim me prindërit.
“Nuk ka rritje te çmimeve të çerdheve publike. Çerdhet me bazën në komunitet, disa prej tyre i kanë rritë çmimet, por, këto vendime i kanë marrë bordet e tyre në baza ligjore, por, edhe në dakordim të prindërve”, tha ajo për GazetaBlic.
Lushaku-Sadriu, tutje shton se edhe në këtë vit sikurse vitin e kaluar do të subvencionohen çerdhet publike.
“Kanë me u subvencionu fëmijët të cilët nuk kanë arritur me u regjistru në çerdhe publike. Janë subvencionu në vitin e kaluar dhe sivjet deri në fund të vitit”, tha ajo.
GazetaBlic ka kontaktuar edhe me një nga çerdhet private të kryeqytetit (çerdhe e njohur për redaksinë), ku është pyetur se si varjon cmimi i kësaj cerdhe dhe cila mund të jetë një ndër arsyet se pse mund të kenë rritje, u shprehen kështu:
“Jo ne nuk e kemi rritur çmimin, është 180 euro. Nëse dëshiron me mbajt një kopsht me kualitet dhe me cilësi brenda është sfidë me 180 euro. Puntorët kanë kërkesa, ata dëshirojnë paga të mëdhaja të cilët kanë plotësisht të drejtë, është biznes supershpenzues në të cilin duhet me pas cilësi gjatë ditës. Kam dëgjuar që disa e kanë rritur nga 100 e ka bërë në 130 ose 170, që është komplet e kuptueshme sepse çmimet e ushqimeve janë rritë. Esenca pse po i rritin çmimet është për t’i paguar puntorët”, deklaroi për GazetaBlic.


