Lajme

Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

02/10/2026 16:41
nga:Sh R

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka njoftuar se, nga ky vit, skema Kosovo Generation Unlimited, e zbatuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe OEGJK, ka rritur subvencionin mujor për punësim nga 170€ në 300€.

Në njoftimin zyrtar të rinjtë që janë të interesuar për përfitim nga praktikat në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim.

“Më shumë mbështetje për bizneset Më shumë motivim për punësimin e të rinjve. Më shumë ndikim real në tregun e punës.  Të rinjtë e interesuar për përfitim nga praktika në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim”, shkruhet ndër tjerash në reagim.