Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka fitur të drejtën e liberalizimit të vizave në vendet evropiane.
Siç duket ky liberalizim ka ndikuar edhe më shumë për udhëtime në vende të ndryshme.
Sipas statistikave të publikuara nga Agjensia e Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin shtator janë realizuar 1 mijë e 115 fluturime me plot 344 mijë e 294 udhëtarë.
Krahasuar me muajin shtator 2023 ka rritje për 12.6 për qind, shkruan GazetaBlic.
“Në muajin shtator 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1115 ose 12,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 344 294 ose 13,1% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (shtator 2023)”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Po ashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i udhëtarëve përmes transportit hekurudhor.
“Në muajin shtator 2024, numri i udhëtarëve ishte 5 153 ose 3,3% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte zero”, thuhet në raport.