Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar 17 221 persona dhe kanë humbur jetën nga Covid 487 persona.
Sipas autoriteteve mjekësore krahasuar me një ditë më patë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të viktimave dhe është shënuar një rritje me rreth 4 mije e të infektuarve ku dje ishin 13 708 të infektuar.
Ndërkaq gjatë orëve të fundit janë shëruar gjithashtu 20 229 persona dhe është ulur numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 3,717,602 mes të cilëve kanë humbur jetën 112,861 qytetarë.
LEXO EDHE:
Xhemaili: IKSHPK do të duhej të dilte me qëndrim rreth vaksinës së AstraZeneca