Lajme

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

07/17/2021 19:18
nga:M K

Gjatë 24 orëve të fundit 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në Shqipëri, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 137.

Nga 2431 testime rezultuan pozitive 6 raste në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Nuk ka asnjë humbje jete në 24 orë, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

5 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,072 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 853,542 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,665 qytetarë. Numri i personave që ndërruan jetë nga pandemia në vendin tonë është 2,456.