Lajme

Rritet numri i rasteve me Covid: Ky është raporti i fundit nga Ministria e Shëndetësisë

06/22/2022 12:00
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve janë shënuar 43 raste të reja me Covid-19, raporton GazetaBlic.

Gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa, sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Në total numri i rasteve aktive është 154.