Lajme

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të hospitalizuar në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

08/01/2021 14:56
nga:G C

Me rritjen e numrit të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 102 pacientë janë të shtirë në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 50 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

59 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i SHSKUK’së:

1 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

102 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

50 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

59 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 72 pacientë të shtrirë, 28 prej tyre Covid-19 pozitivë, 49 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 33 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 30 pacientë, 22 prej tyre Covid-19 pozitivë, 10 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

– Spitali i Pejës, 8 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë