Lajme

Rritet numri / 321 azilkërkues për 6 muaj në Kosovë, dominojnë ata nga Maroko

07/10/2022 12:21
nga:G B

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë është është rritur numri i personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.

Plotë 114 azilkërkues më shumë janë regjistruar gjatë këtyre muajve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Që nga janari e deri në fund të qershorit, 321 persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare derisa numri në këtë periudhë të njëjtë në vitin e kaluar ishte 207

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Numri i personave që kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare për periudhën  e gjashtëmujorit të parë 1 Janar -30 Qershor 2022 është 321, ndërsa sa i përket periudhës së gjashtëmujorit të parë për vitin  2021 (01.01-30.06.2021) numri i kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare ishte 207”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Front Online.

Ndryshe nga viti i kaluar që kishte kërkesa më të mëdha nga sirianët, këtë vit janë nga Maroko.

“Shteti që prinë për nga numri i kërkesave për gjashtë mujorin e parë Janar-Qershor 2022 është Maroko me 111 kërkesa, ndërsa  ne vitin 2021 ne gjashtëmujorin e parë kishim 207 kërkesa prej tyre  43 kërkesa nga shteti Sirisë”, thonë nga ministria.

E këta shtetas të huaj, në momentin që u pranohet azili, pajisen me dokumente.

“Ministria e Punëve të Brendshme bazuar në Ligjin për Azil 06/L-026  ua  njeh statusin e refugjatit apo mbrojtjen plotësuese aplikueseve për mbrojtje ndërkombëtare. Në momentin që fitojnë njërin nga këto dy statuse ata do të pajisjen me leje qëndrim në pajtim me statusin”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Personat me status refugjati mund të pajisjen edhe me dokument të udhëtimit për refugjat.