Lajme

Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

01/08/2026 15:37
nga:Y I

Banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve po vazhdojnë të evakuohen pas vërshimeve të ujit.

Mediat lokale atje raportojnë se është rritur niveli i ujit në lumin Ibër.

Zjarrfikësit u panë duke evakuuar banorët me barka.

Siç shkruan Mitropol, deri tash janë evakuuar 10 persona.

Foto: Mitropol