Lajme

Rritet në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në Malishevë

10/14/2023 15:24
nga:Sh R

Ka shkuar në 125 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.

Këtë e ka konfirmuar, Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.