Lajme

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

10/07/2022 20:41
nga:Y I

Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të rritë ndjeshëm çmimin e naftës.

Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti.

Edhe benzina është rritur. Ajo do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.

Ndërhyrjet e Bordit që nga fillimi i marsit nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e çmimeve, që po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars.

Shumë shpesh operatorët pohojnë se Bordi po i pengon kompanitë të jenë fleksibël me blerjet që do u mundësonte atyre të manovronin më çmimet.