Lajme

Rritet çmimi i biletave Hajvali – Prishtinë

07/14/2022 22:55
nga:Q R

Po niset nga stacioni në Hajvali. E nga e hëna në këtë autobus është vendosur një njoftim i ri për udhëtarët.

Bileta për relacionin ‘’Hajvali-Prishtinë’’ dhe anasjelltas, është rritur në 60 cent.

E arsyeja e rritjes së çmimit për 10 cent sipas drejtorit të kompanisë që operon në këtë linjë, Gani Sinani është ngritja e çmimit të naftës.

‘’Arsyeja ka qenë që shpenzimet e derivateve shkuan në ngritje enorme, deri 1 euro e 80 cent… kështu që kurrqysh nuk i mbulonim më’’, tha ai.

Sinani shton që këtë vendim e kanë marrë pas shumë kërkesave që kanë dërguar tek institucionet.

“Deri më tani asnjë reflektim nuk pamë nga niveli komunal kështu që e pamë të arsyeshme që 10 cent…’’,shtoi ai.

E ky vendim po gjen mirëkuptim tek qytetarët.

Tevë1 ka kërkuar qëndrim për këtë çështje edhe nga Drejtoria e Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, mirëpo nuk ka marrë përgjigje./Teve1