Lajme

Rriten rastet me gripin sezonal, grupmoshat më të prekura 2-7 vjeç

03/23/2023 19:14
nga:Y I

Ndryshimi i temperaturave dhe ardhja e stinës së pranverës sjell me vete edhe virozat sezonale.

Me këto viroza preken të gjitha grupmoshat por më të ndjeshëm janë kryesisht fëmijët.

Pediatri Ramush Beiqi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se muajin e fundit ka një shtim të raste me këto viroza, por pa pasoja klinike të rënda.

Beiqi theskoi se këto infeksione prekin më shumë fëmijët e moshave 2 deri në 7 vjeç për shkak se qëndrojnë në kolektive si çerdhe apo parashkollor.

“Eshtë një grip sezonal që muajin e fundit ka më teper raste, i presim të ndodhë, por fatmirësisht nuk ka ndonjë pasojë klinike të rëndë”

“Kur bëhet fjalë për virozat sezonale preken të gjitha moshat ndërsa shenjat klinike fillojnë me një ngritje të menjëhershme të temperaturës, fëmija përnjëherë i përkeqësohet gjendja e përgjithshme, me refuzim të ushqimit, një gjendje e cila ndryshon nga momenti në moment. Përnjëherë fëmija bëhet mirë dhe mendoni se s’ka agjë por pas një kohe ka temperaturë të lartë dhe fëmijët bëhen shumë keq. Kjo është ajo që shqetëson prindërit më shumë. Këto infeksione prekin të gjitha moshat por më shumë moshat nga 2 deri në 7, posaçerisht fëmijët që qëndrojnë në kolektive, në çerdhe dhe mësimin parashkollor” deklaroi Beiqi për “Gazeta Blic”

Beiqi tutje tregoi edhe terapinë që duhet të merret në raste të tilla.

“Terapia kryesore është që fëmijët që kanë këtë problematikë të izolohen, të qëndrojnë në shtëpi për shkak se kjo ndihmon shumë mirë që fëmija mos ta shtrijë infeksionin, duhet të përdorin shumë pemë, perime dhe çaj dhe luftimi i temperaturës me paracetamol por nëse temperatura është më shpesh atëherë mund të ndërhyhet me ibubrofen.Rrallherë ka nevojë të ndërhyhet me antibiotikë, atëherë kur temperatura qëndron ma shumë se pesë ditë dhe kur femija manifeston edhe infeksione të tjera” deklaroi pediatri për “Gazeta Blic”

Ramush Beiqi, Mjek pediatër