Sporti

Rriten raportimet për rikthimin e Thiago Silva tek Milan

12/19/2025 19:54
nga:Mergim Rreci

Milani dëshiron që Thiago Silva të kthehet në klub gjatë afatit kalimtar të dimrit, thanë burime për ESPN Brasil të premten.

Silva, 41 vjeç, u bë futbollists i lirë këtë javë pasi i dha fund kontratës së tij me Fluminense me pëlqim të ndërsjellë, pavarësisht se i kishin mbetur edhe gjashtë muaj nga kjo kontratë.

Veterani u rikthye në klubin e Rio de Janeiros në maj të vitit të kaluar, pasi u largua nga Chelsea.

Silva nuk ka plane të dalë në pension dhe së fundmi tha se nuk e ka humbur shpresën për të luajtur për Brazilin në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, pavarësisht se nuk ka luajtur për ekipin kombëtar që nga viti 2022.

Mbrojtësi qendror fitoi një titull në tre sezone me kuqezinjtë përpara se të nënshkruante për Paris Saint-Germain në vitin 2012.

/GazetaBlic Sport/