Miami arriti të tërhiqte vëmendjen e gjithë botës dhe kjo mund të jetë kryesisht për shkak të kalimit të një prej futbollistëve më të mirë në botë, Messi, në një ekip nga qyteti, Inter Miami. Pra, ka pasur një rritje prej 75% të rezervimeve për turne dhe aktivitete në këtë destinacion, midis janarit dhe korrikut 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas një raporti të Civitatis.
Qyteti zgjoi një interes më të madh si nga turistët e Amerikës Latine, ashtu edhe nga tifozët e futbollit nga e gjithë bota. Sipas raportit, top 10 vendet ku janë bërë numri më i madh i këtyre rezervimeve janë Spanja, Shtetet e Bashkuara, Brazili, Meksika dhe Argjentina. Pasojnë rezervimet e udhëtarëve nga Italia, Kolumbia, Kili, Peruja dhe Franca.
“Ardhja e Messit në Amerikë ka shkaktuar bujë për dashamirët e futbollit, madje edhe për ata që nuk janë. Pas kaq shumë vitesh shkëlqim si një yll lokal në Evropë, ylli argjentinas tani luan në një qytet që vizitohet shumë nga amerikano-latinët. Shumë fansa shfrytëzojnë rastin të udhëtojnë për ta parë në fushë, me çmime të përballueshme dhe pa pasur nevojë të kalojnë oqeanin. Pa dyshim, Messi i ka shtuar një tjetër atraksion Miamit që me siguri do të reflektohet në një aktivizim më të madh turistik se ai zakonisht në këtë destinacion”, komenton María Carolina Padilla, Menaxhere e Civitatis, agjension turistik.
/GazetaBlic Sport


