Lajme

Rriten kolonat në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

07/20/2025 13:35
nga:Genita C

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me pritjet në pikëkalimet kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosova.

Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 20 minuta me një kolonë prej 100 metrash.

Në Han të Elezit mërgimtarët po presin deri në 15 minuta, ku kolona në hyrje është deri në 500 metra.

Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë me pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta.