Çmimet e derivateve të naftës janë rritur në të gjitha vendet e rajonit dhe vala e fundit e rritjes së çmimeve nuk e ka anashkaluar as Maqedoninë e Veriut, që njihet si vend për çmimet më të lira të karburanteve.
Në disa pika maqedonase karburanti po konsiderohet të jetë më i shtrenjtë se në Kosovë.
Një litër Euro Premium BMB 95 në pompat e benzinës në Maqedoni kushton 86,50 denarë, ose 1,44 euro, ndërsa në Kosovë çmimi i një litre sillet rreth 1.42 euro.
Çmimet u zbritën linearisht për të gjitha llojet e karburanteve, kështu që benzina me vlerë më të lartë arriti në çmim prej 88,50 denarë për litër, ose 1,47 euro.
Çmimet aktuale të derivateve në pompat e Maqedonisë realisht janë korrigjuar në krahasim me javën e kaluar, kur ishin mesatarisht gjashtë deri në nëntë denarë për litër.
Para mesnates të së premtes, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për TVSH-në dhe akcizat, me të cilat u ulën tatimi në karburant nga 18 në 10 për qind dhe akciza në varësi të çmimit mesatar të bursës.
Sipas çmimores së fundit në fuqi, çmimet në pompat e benzinës në Maqedoni janë si më poshtë:
Eurosuper 98 – 88,50 denarë, ose 1,47 euro
Eurosuper 95 – 86,50 denarë (1,44 euro)
Eurodizel – 88 denarë (1,46 euro)
Rritja e fundit e çmimeve mund të godasë më së shumti shoferët të cilët makinat e tyre duhet t’i furnizojnë me karburant.


