Rritja e çmimit të biletave ndërurbane po rëndon xhepin e qytetarëve.
Bajram Ilazi, banor i Prizrenit i cili udhëton çdo ditë për në Prishtinë, tha në emisionin “Ora Shtatë” se si udhëtar, nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë rritje të çmimores nga transportuesit.
“Unë zakonisht udhëtoj me autobusët e relacionit Prizren-Prishtinë, Prishtinë-Prizren, dhe papritmas u njoftuam se çmimi i biletës është rritur, konkretisht nga çmimi prej 1 euro, në 1 euro e 50 cent. Në parim duket ngritje jo e madhe sepse është 50 cent dallimi, megjithatë për një udhëtar që udhëton dy herë në ditë është 1 euro dita, derisa në muaj 21-22 euro”, tha ai në Klan Kosova.


