Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:40, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr Bekim Fehmiu, Prishtinë 12.11.2024-11:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi qe të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.