Lajme

Rrihen mes veti dy femra në Prishtinë

11/22/2023 09:21
nga:N K

Pas një mosmarrëveshje verbale, mbrëmjen e së hënës në Prishtinë janë rrahur-sulmuar mes veti dy të dyshuara femra kosovare.

Policia njofton se palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.