Shtatë persona janë rrahur mes vete dje në rrugën “UÇK” në Gjakovë.
Policia njofton se “është raportuar për një rrahje në mes dy grupeve, ku katër të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”.
Policia nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qenë arsyet e kësaj rrahjeje mirëpo ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Po ashtu, ajo ka njoftuar janë arrestuar dy prej të dyshuarve të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.