Sporti

Rraklli optimist për dy ndeshjet e Shqipërisë: Do të kualifikohemi në ‘Euro 2024’, futbollistët kanë formë fantastike individuale

11/15/2023 11:58
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon të premtën ndeshjen ndaj Moldavisë në kualifikueset e ‘Euro 2024’.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë zyrtarisht kualifkimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Rraklli tha për ‘GazetaBlic Sport’ se nuk pret asnjë problem në këto dy ndeshje të mbetura, duke u bazuar tek kualiteti dhe forma indviduale e futbollistëve.

“Jam shumë i sigurt, bazuar në performancën që ka kjo skuadër në ndeshjet e fundit dhe në formën individuale që lojtarët po tregojnë me klubet e tyre, do të kualifikohemi”, ka deklaruar Rraklli.

Tutje, ai u pyet edhe për formacionin që do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Moldavisë, duke deklaruar se nuk pret që do të ketë ndryshime të mëdha.

“Nuk besoj të kemi ndryshime në formacion nga ndeshja me Çekinë përveç ndryshimeve të detyruara nga dëmtimet si tek rasti Ajeti, i cili besoj se do të zëvendësohet nga Ismaili”, përfundoi Rraklli.

/GazetaBlic Sport/