Futbollistët e Fenerbahces kanë dërguar një mesazh të fuqishëm para ndeshjes ndaj Feyenoord.
Të veshur me nga një maicë me mbishkrimin: “Ndaloni krimet kundër njerëzimit. Mjaft më”, ata dhanë një mesazh kundër asaj që po ndodh në Gaza, transmeton GazetaBlic Sport.
Skuadra turke po përballet me atë holandeze në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/


