Eleni Fourerira këngëtarja me origjinë shqiptare është duke mbajtur mbrëmje muzikore.
Përgjatë një performance në një klub nate në Athinë, ajo u përball me një situatë paksa të pakëndshme, shkruan GazetaBlic.
Ajo teksa ishte duke kërcyer me balerinët përreth, u rrëzua edhe pse një pjesë e publikut nuk e kuptuan fare.
Eleni për t’i ikur situatës filloi të bënte lëvizje kërcimi.
Për t’i dalë në ndihmë dy balerinë shkuan ta ndihmonin dhe ajo vazhdoi të kërcente normalisht.
Duket se kjo nuk ishte aspak problem për Fourerira pasi që këtë moment e ka publikuar edhe në llogarinë e saj./GazetaBlic/


