Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në provincën Gaziantep të Turqisë kur një helikopter policie u rrëzua në rrethana ende të panjohura. Për pasojë humbën jetën dy pilotët dhe u plagos një teknik në bord.
Sipas raportit të ministrit të Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatajit, por u rrëzua në fshatin Kartal të Gaziantepit, pak para se të ulej në aeroportin e zonës.
Pilotët kontaktuan për herë të fundit me kontrollorët e trafikut ajror në orën 22:49 të së shtunës mbrëma sipas kohës lokale. Po hetohet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.
#SONDAKİKA Gaziantep’in Nurdağı İlçesi’nde helikopter kazasında yaralanan teknisyen sağlık ekiplerince hastaneye kaldırıldı. pic.twitter.com/qHEUGzqFfK
— A Haber (@ahaber) February 3, 2024