Një incident ka ndodhur sot në Prishtinë.
Skelet janë rrëzuar nga një objekt ky dyshohet se po punohej.
Nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje.
Deri më tani nuk dihet se a ka të lënduar nga ky rast.
Drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica, thotë se është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
“Nuk kam ende informacione deri në këtë moment. Lidhur me rastin do të njoftoj me kohë”, tha ai për Klankosova.tv.
Raportohet se rasti ka ndodhur në lagjen “Qafa” në kryeqytet.