Lajme

Rrëzimi i Ligjit nga Kushtetuesja, Abdixhiku ironizon me Qeverinë: Çfarë mend kanë, do të ankohen!

11/24/2023 13:47
nga:N K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetues e Kosovës ka rrëzuar në tërësi Ligjin e Qeverisë Kurti për caktimin e çmimeve.

Abdixhiku ka thënë se ashtu siç pritej, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë edhe një ligj të Qeverisë Kurti, të cilës i është referuar si Qeveria më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Kreu i LDK-së ka thënë se VV dhe Qeveria mund edhe të ankohen se “si një ligj antikushtetuese nuk zë vend”.

“Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagimi i plotë:

Kushtetuesja e pranon ankesën e LDK-së për caktimin e çmimeve tavan