Lajme

Largimi nga agjenda e aplikimit të Kosovës në KE, Krasniqi: Ka dështim, s’ka arritje!

01/13/2023 20:43
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas largimit nga agjenda e aplikimit për anëtarësim në KiE.

Deputetja Krasniqi, ka akuzuar për dështim Qeverinë Kurti.

“Çka ka, çka s’ka!

Ka dështim të plotë në diplomaci,
S’ka asnjë arrititjepër Kosovën”, ka shkruar ajo në reagimin e saj, menjëherë pas publikimit të lajmit për refuzimin e kërkesës.

Ndryshe, Kosova dorëzoi vitin e kaluar aplikimin për tu bërë anëtare e KiE-së, por duket se vendet kryesore i kanë dalë kundër, pasi presin zhvillime ne lidhje me bisedimet me Serbinë.

Më herët ministri i jashtëm i Hungarisë kishte shprehur se pranimi sipas tij i parakohshëm i Kosovës në entitete të ndryshme evropiane mund të jetë një rrezik. “Nëse do të pranohet Kosova si anëtarë e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, kishte deklaruar shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó.