Lajme

Rreziku nga Beogradi: Aleksander Vulin, përmes Knezheviq ka tentuar trazira në veri të Kosovës!

10/29/2024 17:25
nga:Genita C

Marko Knezheviq, i arrestuar muaj më parë në Kosovë, si njeri i afër i ish- kryespiunit serb, Akleksander Vulin, është një nga figurat e errëta dhe të rrezikshme në politikën serbe, ndonëse, emri i tij nuk është shumë i përfolur, raporton GazetaBlic.

Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish- drejtor i BIA-s, përmes Knezheviq, me para të ‘pista’ ka financuar organizata dhe individë në Serbi dhe ka tentuar nxitjen e trazirave në Kosovë.

Vulin, përmes Knezheviq ka manipuluar, për të forcuar ndikimin e “Listës Serbe” dhe për të koordinuar aktivitete të paligjshme gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

Madje, siç merret vesh, ai i ‘infiltruar’ nga Vulin, është i përfshirë në shumë aktivitete të palgjishme në veri të Kosovës, deri në tentimin për destabilizimin e asaj pjese.

Në mënyrë që të maskojë veprimtarinë e tij kriminale, Knezheviq ka siguruar një identitet si gazetari i televizionit “TV Most”, ndonëse nuk janë siguruar dëshmi se i njëjti është i punësuar në këtë medium.

Kjo, një strategji e përkushtuar për të mbuluar aktivitetet e tij të paligjshme dhe për të mbajtur një ndikim të fortë në Kosovë, gjithmonë në shërbim të interesave të regjimit serb.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Marko Knezheviqin, njeriun e afërt të ish-shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai u arrestua në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur disa materiale që ndërlidhen me rastin.

Knezheviq ka krijuar një identitet fiktiv si Sllobodan Mihajloviq dhe është i lidhur ngushtë me grupin ekstremist “Levijatan”, duke i dhuruar para udhëheqësit të tij, Pavle Bihali.

Gazeta Blic ka siguruar video, ku Knezheviq është parë në video-materiale, duke i dorëzuar shuma të mëdha parash udhëheqësit të Lëvizjes “Levijatan”, Pavle Bihali.

Sipas burimeve të GazetaBlic, kjo lidhje nënkupton mbështetje financiare dhe aktive për një grup që ka përfituar nga dhuna dhe mohimi i krimeve të luftës, duke vepruar nën maskën e një organizate për të drejtat e kafshëve.

Organizata e tij, e cila maskohet si mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, ka qenë e përfshirë në veprime të dhunshme dhe mohimin e krimeve të luftës.

Në vitin 2015, ai themeloi lëvizjen “Leviathan”, një organizatë e cila ka tentuar të fshehë aktivitetin e saj si organizatë për të drejtat e kafshëve, kështu duke përfituar fonde nga organizata ndërkombëtare.

Që nga themelimi i saj (në vitin 2015), Leviathan ka qenë një krah i zgjatur i regjimit serb në mohimin e krimeve të luftës, megjithëse statuti i kësaj organizate nuk e regjistron një qëllim të tillë. Në terren, gjegjësisht në rrugët e Beogradit, ata ishin të dhunshëm, duke hedhur gurë, duke prishur tubimet e grupeve të paqes si me rastin e përvjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, veçanërisht të grave në të zeza, kryesisht duke bërtitur sloganin “Thikë, tela, Srebrenicë” (korrik i viti 2021) dhe brohoritje në nder të autorit të gjenocidit, Ratko Mlladiq.

Në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi të vitit 2022, Pavle Bihaliishte pjesë e listës serbo-ruse “Vkovi”, e cila në zgjedhje kishte marr pjesë si  “Aleanca e Minoritetit Rus – MilenaPavloviq,PavleBihaliGavrin“.

Udhëheqësi i lëvizjes të “Leviathan” Pavel Bihali, veprimtarinë  tij e ka të shtrirë edhe në Kosovë, kryesisht përmes Dragan Grmushën, kryetar i shoqatës “Junak”, e cila shoqatë para opinionit prezantohet si një shoqatë që merret në radhë të parë me aksione humanitare për veteranët serbë të luftërave të viteve 1990.

Ai po ashtu ka ngritur një sistem të organizuar propagande për të mbështetur Vulin dhe ideologjinë pro-ruse, duke përdorur taktika të dezinformimit dhe manipulimit në mediat sociale.

Për të njëjtin thuhet se përdorë një mbulesë të mirë, punën e tij në të ashtuquajturën “Zyra për Kosovë”, ndërsa është i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale që ndodhin në veriun e Kosovës.

Aktiviteti kryesor i Marko Knezevic “Crni” 07.02.1983 gjatë viteve të fundit ka qenë propagandimi dhe promovimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së ish-Drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, vecanërisht promovimi i sentimentit pro-rus në Serbi dhe idesë së Vulin të “Botës Serbe”.

Marko Knezevic aktivitetin e tij e realizon në bashkëpunim me Jasna Popovic-Cosic dhe vëllain e Aleksandar Vulin – BojanVulin. Nga përmbajtja e aktivitetit të tyre, duket se të njëjtit operojnë me “Bots & Trolls”, duke fshehur dorën e vërtetë të tyre, në promovimin e Vulin.

Knezevic në vazhdimësi komunikon dhe koordinohet për publikime të ndryshme të shkrimeve me Jasna Popovic të cilat ndërlidhen me aktivitetin e Aleksandar Vulin. Jasna Popovic-Cosic i dërgon përmbajtjen dhe rekomandimet e publikimeve, ndërsa KNEZEVIC i publikon të njëjtat në platformat me të cilat menaxhon, e të cilat janë si në vijim:

— Ueb: serbiabrics.rs

— TikTok: urednistvo_srpskog_sveta

— YouTube: srpskisvet

— Telegram: urednistvosrpskogsveta

​

Llogaritë me të cilat Marko Knezevic vepron, me direktiva të Jasna POPOVIC-COSIC dhe Bojan VULIN

Për më tepër, Marko Knezevic përdorë platformën sociale serbe “Buzz Ninamedia”, për të përcjellë se çfarë po shkruhet për Aleksandar Vulin në media të ndryshme dhe në rrjete sociale.

Raport të monitorimit të mediave serbe nga ky aplikacion, në lidhje me Aleksandar Vulin dhe BIA. Fjalët kyçe të përdorura janë BIA dhe Vulin. Raporte të ngjashme janë përpiluar lidhur me atë se çfarë shkruajnë mediat në gjuhën shqipe në lidhje me Aleksandar Vulin dhe BIA, ndërsa janë përdorur fjalët kyçe të njëjta. 

Me datë 23.05.2024, pas votimit në Rezolutën e KB për Gjenocidin në Srebrenicë, duket që Bojan Vulin ka aktivizuar “Bots” në publikime në rrjete sociale, disa publikime të cilat i përcjellë tek Knezevic.

Më poshtë gjeni linkun e pamjeve të dorëzimit të parave që Marko Knezheviq ia bën “dhuratë” udhëheqësit të Lëvizjes “Levijatan”, Pavle Bihali.