Fit&Sexy

Rreziku nga anestezioni spinal te gratë, anesteziogu tregon komplikimet si pasojë e tij

07/14/2024 16:19
nga:N K

Anestezioni spinal është një anestezion lokal që përdoret gjerësisht para një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale. Futja e anestezisë në shpinë duhet të kryhet në përputhje me rregulla të caktuara. Përndryshe, mund të ketë edhe pasoja negative.

Në lidhje me ndikimin e anestezionit spinal tek gratë dhe komplikimet e këtij anestezioni, në një prononcin për GazetaBlic, anesteziologu Feim Muçolli ka theksuar se komplikimet më të shpeshta mund të jenë të vjellurat, humbja e dëgjimit.

Sipas Muçollit, komplikimet e anestezionit spinal janë të vogla në rrezik për jetë për të gjithë pacientët që e përdorin këtë anestezion.

“Komplikimet e anestezionit spinal mund të jenë: A – Të vogla në kuptim të rrezikut për jetën-por të shpeshta në numër: Nauzea (Sëmundje në stomak) dhe vjellja, hipertensioni, dridhjet, kruarja, humbja kalimtare e dëgjimit dhe retenca urinare (bbajtja e urinës).

B – Komplikime mesatare: Dhembja e kokës pas punkcionit dhe dështimi i realizimit të anestezionit spinal.

C – Komplikimet e mëdha por fatmirësisht të rralla: Trauma direkt e gjilpërës spinale, infeksioni, abcesi (një abscesi është një grumbull i qelbit në çdo pjesë të trupit) dhe meningjiti (sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri), hematoma e kanalit vertebral (hematomat e shtyllës kurrizore, diagnoza dhe trajtimi i tij i menjëhershëm është thelbësor, që të mos shkaktojnë dëme të përhershme neurologjike), ishemia e kordës spinale (sindroma akute e ishemisë së palcës kurrizore, e njohur edhe si infarkt akut i palcës kurrizore, është e pazakontë e cila zakonisht shfaqet me shenja dhe simptoma të thella neurologjike, dhe prognoza është e dobët), sindroma e cauda equina, arachnoiditis, dëmtimi i nervave periferike, anestezioni total spinal dhe vdekja me parablerjes incidenca 1 në 150000 raste”, potencoi anesteziologu Feim Muçolli./GazetaBlic/