Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avdi Smajlaj ka theksuar se rreziku më i madh i Kosovës është Anti-Amerikanizmi, raporton Gazeta Blic.
“Kauzat retorike fiktive të krijuara aktualisht në Kosovë janë duke e promovuar hovshëm Anti-Amerikanizmin, duke e paraqitur ShBA-në se po e rrezikoka sovranitetin e integritetin territorial të vendit.”, ka theksuar ai.
Postimi i plotë:
Rreziku më i madh i Kosovës është Anti-Amerikanizmi.
Kauzat retorike fiktive të krijuara aktualisht në Kosovë janë duke e promovuar hovshëm Anti-Amerikanizmin, duke e paraqitur ShBA-në se po e rrezikoka sovranitetin e integritetin territorial të vendit.
Anti-Amerikanizmi për Kosovëm nënkupton rrënimin e themeleve të shtetit dhe humbjen e të vetmës garancë serioze për mbrojtjen e shtetit.
Nga vjen ky luks për të prerë degën që na mbanë, është e pashpjegueshme.
Nuk jemi vend i parë në botë, ku politikat e vendit dalin kundër interesave të qytetarëve e të vendit. Ka këso raste plot në histori.
Mbrojtja e mbështetjes nga ShBA, është interes mbi të gjitha interesat që ka vendi.
Humolli thotë se pa u fuqizuar faktori shqiptar, në Ballkan nuk do të ketë paqe


