Policia Kufitare shpëtoi Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës.
Rreth 100 metra larg bregut, ata u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”.Çifti ishte shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të ktheheshin në breg.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi.
Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së Qeparoit dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë mbi gomone.
Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore.


