Lajme

Rrezikohet jeta e Policëve të Kosovës, kriminelët e veriut gjuajnë me armë drejt tyre

05/23/2022 17:03
nga:G B

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbetën dy orë para derës së një lokali në Rudne të Zveçanit.

Prisnin urdhrin nga prokuroria e gjykata për të hyrë me forcë në lokalin që dyshohet për prodhimtari ilegale të kriptovalutave.

Dy orë vonesë nga prokurorët serb janë shfrytëzuar që të mobilizohen kriminelët e veriut, tregojnë burimet e Insajderit.

Është hapur zjarr në drejtim të tyre me qëllim të largimit nga vendi i ngjarjes.