Lajme

Rrezikohen disa banesa/ Zjarr i madh në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë

07/12/2022 14:55
nga:G B

Flakët e zjarrit kanë përfshirë ish-fabrikën e qelqit në qytetin e Kavajës.

Mësohet se zjarri u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.

Po ashtu, zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.

Raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.

Rasti po hetohet nga autoritetet lokale.