Geek

Rreziket e përdorimit të Tiktokut, flet eksperti i rrjeteve sociale Kerolli

05/15/2024 09:16
nga:N K

Rrjeti social Tiktok në vendit tonë kohëve të fundit është rrjeti social që është i përdorur më së shumti nga moshat e reja. Në lidhje me çështjen e Tiktok-ut dhe rrezikun e këtij aplikacioni në Kosovë, ka folur eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli.

“Ka dy vite që bëjë thirrje për mbylljen e TikTok-ut në Kosovë, pikërisht për arsyen e rrezikut që paraqet si aplikacion, ngase ka lidhje me institucionet kineze por edhe për faktin që për mua është një aplikacion shumë i dëmshëm për fëmijët dhe rininë tonë por edhe për tërë shoqërinë tonë në përgjithësi. Unë mendoj që çdo ditë që kalon dhe nuk ndalohet ky aplikacion dëmi ndaj fëmijëve dhe të rinjëve vetëm sa do të rritet”, tha tutje ai.

Sipas Kerollit, arsyjet kryesore të devijimit të këtij rrjeti social janë përfitimet materiale.

“Për mendimin tim një nga arsyet kryesore, janë përfitimet materiale që ofron ky aplikacion përmes sfidave që zhvillohen gjatë transmetimit direkt, por edhe algoritmi që ka ky aplikacion si dhe mos kontrollimi i duhur i videove direkte dhe përmbajtes që ngarkohet në këtë rrjet social”, theksoi ai për GazetaBlic.

 

 

Sa ka fitime nga rrjeti social Tiktok?

“Përfitimet më të mëdha janë në sfidat 5 minutëshe që zhvillohen gjatë transmetimeve direkte, ku shikuesit dërgojnë dhurata të cilat blihen me para dhe dhuratat aty kanë çmime të ndryshme disa prej të cilave arrijnë edhe shifrat në vlerë 400, 500 euro. Për ta ilustruar më mirë mund të marrim shembull sfidën që ka zhvilluar një shqiptar dhe një arab, ku vlera e dhuratave të dërguara, vetëm brenda 5 minutave ka arritur shifrën e mbi 1 milion eurove.

Normalisht rrjeti social TikTok i  ka tarifa të cilat i mban për vete, por 50, 70% e tyre shkon për lojtarët që zhvillojnë sfidën. Prandaj, për mendimin tim këtu vjen në shprehje ajo thënia e famshme që për para njerëzit janë në gjendje të bëjnë gjithçka”, tha tutje ai.

Sa i përket ndalimit të skandaleve në rrjetin social Tiktok në Kosovë, eksperti i rrjeteve sociale Kerolli, potencoi se ka në rrjetet sociale ka mungesë të kontrollimit qka transmeton në videot e paraqitura.

“Në të gjitha rrjetet sociale monitorimi dhe menaxhimi i përmbajtes që ngarkohet ose ndodhë direkt, bëhet përmes intelegjencës artificiale dhe vetëm në raste kur dikush raporton diçka merren persona fizik. Duke pasur parasysh këtë fakt mendoj që njëri nga faktorët kyç që kjo përmbajte kaq toksike po ndodhë tek në është edhe gjuha shqipe, ngase intelegjenca artificiale e ka të vështirë të bëjë kontrollimin e asaj çfarë thuhet në këto video. Por edhe mendoj që nga të gjitha aplikacionet e rrjeteve sociale TikTok-u e ka sistemin më të dobët të monitorimit dhe që i kushton fare pak rëndësi”, u shpreh ai.

“Platforma DCPTG ka bllokuar mundësinë e tërheqjes së mjeteve”, ligjëruesi Miftari jep detaje për përdorimin e kriptovalutave në Kosovë

“Mediat duhet të jenë të kujdesshme të mos jenë cak i sulmeve politike, qeveritare apo grupeve te interesit”

Sa ka përdorues aktivë rrjeti sociale Tiktok në shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë?

“Për dallim nga rrjetet sociale të tjera qe kemi informacione të përdorimit të tyre në Kosovë dhe Shqipëri, rrjeti social TikTok nuk e ofron ende një informacion të tillë, por nëse bazohemi në numrin e shikimeve të videove aty por edhe në numrin e shikuesve gjatë sfidave 5 minutëshe që bëhen gjatë transmetimeve direkt lirisht mund të konstatoj se aktualisht në vendet tona TikTok-u është aplikacioni më i përdorur dhe me numrin më të madh të përdoruesve. Duke parë përmbajtjen dhë aktivitetin që zhvillohet aty mendoj që nuk janë marrë fare, madje fakti që institucionet e sigurisë kërkuan ndihmën e qytetarëve”, përfundoi eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli.

/GazetaBlic/