Sporti

Rrezik shiu për ceremoninë e hapjes, mund të ketë edhe stuhi në kryeqytetin meksikan

06/11/2026 12:23
nga:Mergim Rreci

Pritja për nisjen e Kupës së Botës 2026 ka përfunduar, por vëmendja e tifozëve është kthyer te kushtet meteorologjike në Mexico City.

Sipas shërbimit meteorologjik kombëtar meksikan, dita e enjte, 11 qershor, do të karakterizohet nga qiell i mbuluar me re, reshje shiu dhe stuhi të mundshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjatë ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, që zhvillohet në stadiumin “Azteca”, temperaturat pritet të luhaten mes 23 dhe 25 gradëve Celsius. Parashikimet tregojnë gjithashtu rreth 60% mundësi për reshje shiu në zonën jugore të kryeqytetit, ku ndodhet edhe impianti sportiv.

Përveç reshjeve, meteorologët paralajmërojnë edhe erëra që mund të arrijnë shpejtësi deri në 50 kilometra në orë, si dhe rrezik të mundshëm për breshër gjatë orëve të mbrëmjes.

Autoritetet lokale u kanë bërë apel tifozëve që të tregojnë kujdes dhe të përgatiten për kushte të vështira atmosferike.

/GazetaBlic Sport/