Deputetja e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka vizituar sot familjen e heroit, Afrim Bunjaku.
Krasniqi bashkë me kryetarin e nëndegës në Samadrexh kanë shkuar për vizitë te familja Bunjaku me rastin e Fitër Bajramit.
Ja postimi i saj:
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot bashke me kryetarin e nëndegë në Samadrexh Ekrem Merovcin vizitova familjen e policit tonë – heroit tonë, Afrim Bunjaku.
Do të jemi gjithmonë afër familjes së tij, sepse ai ishte gjithmonë afër e i gatshëm për të qenë në shërbim të vendit.
Pastaj, vizitën e radhës e bëra te familjet e veprimtarëve: Osman Rashica dhe Qazim Rekaliu, ku iu shpreha urimet më të mira e më të përzemërta për këtë festë.
Gëzuar festa e Fitër Bajramit!