Lajme

Rrezarta Krasniqi rizgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Vushtrri

07/02/2022 16:48
nga:Gazeta Blic

Sot është mbajtur Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së dega në Vushtrri, ku me çrast është rizgjedhur kryetare Rrezarta Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar vet ajo përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.

“Sot me datë 2 Korrik 2022, në Kuvendin e VIII-të zgjedhor, me votim unanim të delegateve të kuvendit u rizgjodha kryetare e Forumit të Gruas Dega në Vushtrri. I falënderoj përzemërsisht kryesinë e degës, delegatet për mbështetjen e dhënë në këtë proces zgjedhor. Po ashtu i falënderoj mysafiret dhe miken time deputeten znj. Vlora Dumoshi”, ka shkruar Krasniqi.